PD nuk lejon Endri Shabanin të raportojë në Kuvend, ndërpritet sërish seanca plenare

PD nuk lejon Endri Shabanin të raportojë në Kuvend, ndërpritet sërish seanca plenare

Seanca plenare në Kuvend vijon të jetë e tensionuar, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur të bllokuar foltoren edhe pas rikthimit të punimeve pas pushimit 5-minutësh. Deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar të mbajnë të bllokuar foltoren e Kuvendit, duke kundërshtuar zhvillimin e raportimit të Avokatit të Popullit, Endri Shabani, për veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2025. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kundërshtoi më herët futjen e kësaj pike në rendin e ditës, duke e cilësuar si një provokim ndaj opozitës. Sipas tij, zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe çështja ndodhet ende në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. “Për sa kohë kjo çështje është në shqyrtim në GJK, të respektohet ky sensibilitet i opozitës”, deklaroi...