PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

Sali Berisha pret nga Partia Popullore Europiane të ndërhyjnë për Shqipërinë e përfshirë në valë protestash kundër qeverisë “Shqipëria në sallën e urgjencës… Kërkova nga drejtuesit e Partisë Popullore dhe të pranishmit, të ushtrojnë të gjithë autoritetin e tyre në mënyrë që kriza e thellë që ka mbërthyer vendin, që tashmë ndodhet në sallën e urgjencës, të zgjidhet në mënyrë paqësore: largimin e Edi Ramës, krijimin e një qeverie teknike për të përgatitur zgjedhjet e reja”, tha kreu i PD. Kreu i Partisë Demokratike u kërkoi deputetëve të fokusohen te protesta e qytetarëve që kapërcyen ditën e 10-të. Ai dënoi sjelljen e Edi Ramës me protestuesit dhe mbështeti kërkesat e tyre. “Janë ngritur me kërkesa të drejta: dorëheqjen e Edi Ramës dhe anulimin e atyre...