PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën, Bardhi: Të japë llogari…

PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën, Bardhi: Të japë llogari…

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar që ai të japë shpjegime në Kuvend lidhur me shqetësimet e ngritura nga protestuesit kundër projektit të zhvillimit në Zvërnec dhe gjetjet e fundit të Parlamenti Europian. Sipas opozitës, një pjesë e kërkesave të qytetarëve që prej javësh protestojnë kundër investimit në zonën e mbrojtur përputhen me shqetësimet e shprehura në rezolutën e miratuar nga Parlamenti Europian më 17 qershor për Shqipërinë. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, kërkon që kreu i qeverisë të raportojë mbi hapat e ndërmarrë për çështje si ligji për investimet strategjike, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura dhe projektet që prekin territore me rëndësi mjedisore. Në argumentimin e saj, PD thekson se protestat...