Sot afati i fundit për konstituim të Kuvendit të Kosovës

Sot afati i fundit për konstituim të Kuvendit të Kosovës

pamje nga Kuvendi KOSOVË-Sot përfundon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojë seanca konstituive e ndërprerë një ditë më parë. Në seancën e 6 gushtit deputetët bënë betimin e tyre, ndërsa  kryeministri, Albin Kurti, kërkoi më shumë kohë për bisedime. Kurti ka qenë në bisedime me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por deri tani nuk ka pasur dakordësi.Ai u shpreh nga Kuvendi se është i gatshëm të vazhdojë bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ndërsa ftoi në negociata edhe kreun e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, si dhe drejtuesin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini. Sipas Kurtit, nëse posti i kryetarit të Kuvendit i takon partisë fituese dhe...