PD kërkon interpelancë me Ramën, Peleshi refuzon, çështja i lihet Kuvendit
Një grup deputetësh të PD kërkuan interpelancë urgjente me kryeministrin për situatën demografike dhe largimet masive. Kryeparlamentari Peleshi tha se “kërkesa rrëzohet është me të njëjtin objekt që e kemi trajtuar edhe më herët. Në rast mosdakordësie me kryetarin, deputeti shtron çështjen në Kuvend që pasi dëgjon mendimin e deputetit, jo më shumë se 10 minuta, vendos me votim të hapur dhe pa debat.” Parashtrimi i çështjes para Kuvendit iu la Sali Berishës, ndërsa votimi i Kuvendit u nda me 28 pro dhe 79 kundër.
Burimi:
sot.com.al