PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen! Manja i ironizon: U ngjallët?
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Kulturës Blendi Gonxhja për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, për miratimin e aktit normativ 4.2 milion euro për mbarëvajtjen e koncertit të reperit amerikan, Kanye West. Reperi amerikan mblodhi më 11 korrik në Tiranë mijëra të rinj, nga 80 shtete të botës, në një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të dekadës. Qeveria miratoi 4 mln euro për mbarëvajtjen e koncertit, duke thënë se anulimi i tij do ishte imazh i keq për vendin, ndërsa ekonomia e vendit do të gjeneronte deri në 100 mln euro. Opozita reagoi ashpër duke vënë në dukje se financimi i qeverisë për koncertin përbën gati gjysmën e fondit rezervë të emergjencave, dhe...
Burimi:
ntv.al