PD: Gati paketa me ligjet për integrimin europian dhe 4 kërkesat e protestuesve

PD: Gati paketa me ligjet për integrimin europian dhe 4 kërkesat e protestuesve

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka prezantuar një paketë të re nismash ligjore, të cilat sipas opozitës synojnë përmbushjen e disa prej kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian në procesin e integrimit të Shqipërisë. Në qendër të kësaj pakete, sipas PD-së, është kërkesa për shfuqizimin e një sërë ligjesh dhe ndryshimesh ligjore që lidhen me investimet strategjike, zonat e mbrojtura, paketën e maleve dhe trashëgiminë kulturore, të cilat opozita i konsideron problematike për konkurrencën, pronën dhe interesin publik. DEKLARATË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka gati paketën e parë të nismave për plotësimin e disa prej kushteve që Bashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë në procesin e anëtarësimit. Paketa jonë e parë për zbatimin e këtyre...