“PD, e katandisur me mercenarë të huaj”/ Bejko: Berisha është lider tipik autokrat

“PD, e katandisur me mercenarë të huaj”/ Bejko: Berisha është lider tipik autokrat

Analisti Roland Bejko thotë se PD është katandisur me mercenarë të huaj, që kryejnë akte dhune në protesta dhe sipas tij, kjo ka kosto të jashtëzakonshme. Në një emision televiziv Bejko u shpreh se kjo mund të jetë pjesë e një loje ndërkombëtare, ku këta mercenarë rekrutohen për të destabilizuar vendin. Bejko shtoi se kreu i PD, Sali Berisha është lider tipik autokrat. “Ne jemi para faktit që ishte një protestë politike. PD nuk ka aleanca të tilla, sepse e vetmja aleancë që ka me jashtë, janë Partitë Popullore Evropiane. Partitë Popullore Evropiane nuk kanë kontigjente paramilitare të gatshme për të marrë pjesë në protesta të dhunshme. Nëse PD është katandisur, që nuk gjen dot mbështetës për të bërë akte të dhunshme brenda, dhe ka...