PD dorëzon amendamentet për Rregulloren e Kuvendit, kërkon konsensus dhe mbrojtje të drejtave të opozitës!
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar zyrtarisht sot në Kuvendin e Shqipërisë një paketë me amendamente dhe propozime për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit. Përmes një letre drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka shprehur kundërshtim ndaj nismave të njëanshme të mazhorancës socialiste, duke i cilësuar ato si një përpjekje për të asgjësuar rolin e opozitës. Në dokumentin e dorëzuar, Partia Demokratike thekson se çdo ndryshim në Rregullore duhet të jetë produkt i një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual, siç ka qenë tradita parlamentare që nga viti 2004. Bardhi argumenton se propozimet aktuale të Partisë Socialiste synojnë “kufizimin juridik” të hapësirave të opozitës, duke tentuar ta kthejnë Kuvendin në një institucion monopartiak. Pikat kyçe të propozimeve të Partisë...
Burimi:
sot.com.al