“PD do jetë partia e seksionit”, Berisha mbledh Kryesinë, porosi demokratëve: Të lëmë mënjanë inercinë dhe apatinë, të shfrytëzojmë potencialet tona

“PD do jetë partia e seksionit”, Berisha mbledh Kryesinë, porosi demokratëve: Të lëmë mënjanë inercinë dhe apatinë, të shfrytëzojmë potencialet tona

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike do të organizohet si “partia e seksionit”, duke vendosur në qendër bazën dhe strukturat lokale të saj. Në mbledhjen e Kryesisë, Berisha theksoi se ripërtëritja e PD-së nënkupton hapjen ndaj anëtarësimeve të reja dhe eliminimin e çdo pengese që sipas tij ka frenuar afrimin e demokratëve në parti. Ai u shpreh se mijëra mbështetës janë të gatshëm të angazhohen, por nuk u është krijuar mundësia për pjesëmarrje aktive. Kreu demokrat kritikoi gjithashtu “inercinë” dhe “apatinë” në opozitë, duke i cilësuar si pengesa kryesore për ringritjen e partisë. Sipas tij, PD ka nevojë për më shumë eficencë dhe për shfrytëzimin maksimal të potencialeve njerëzore dhe teknologjike, përfshirë dixhitalizimin dhe inteligjencën artificiale. Berisha shtoi se programi i PD-së...