PD dërgon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen 302 milionë dollarë me SHBA-të
Partia Demokratike ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese procedurën e ndjekur nga Kuvendi për miratimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pajisje ushtarake. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, deklaroi se opozita e mbështet në parim marrëveshjen, por kundërshton mënyrën e miratimit të saj, duke e cilësuar procedurën si antikushtetuese. Sipas Bardhit, shumica parlamentare nuk u ka dhënë deputetëve kohën dhe mundësinë e nevojshme për t’u njohur me përmbajtjen e marrëveshjes, për të debatuar dhe për të ushtruar kontroll parlamentar. “Problemi nuk është marrëveshja, por mënyra antikushtetuese se si shumica vendosi ta miratonte atë”, u shpreh Bardhi. Ai tha se opozita kishte paralajmëruar gjatë seancës plenare se do t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese nëse...
Burimi:
vizionplus.tv