PD bojkoton, Kuvendi shqyrton me dyer të mbyllura marrëveshjen me SHBA-në
Kuvendi zhvilloi seancën plenare ku në rendin e ditës ishte shqyrtimi i marrëveshjes së huasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë, fondet e së cilës do të përdoren për forcimin e fushës së mbrojtjes. Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk morën pjesë në punimet e seancës, duke vijuar bojkotin parlamentar. Në sallë ishin të pranishëm deputetët e mazhorancës dhe përfaqësues të partive të reja opozitare. Pas përfundimit të diskutimeve publike, seanca vijoi me dyer të mbyllura për shqyrtimin e marrëveshjes me SHBA-në, ku morën pjesë vetëm deputetët e pranishëm. Partia Socialiste kërkoi që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura. Kërkesa u miratua me 74 vota pro të socialistëve, e asnjë abstenim. Në këtë mënyrë, mazhoranca e zhvilloi...
Burimi:
vizionplus.tv