“Pasqyrë e punës së përkushtuar”, Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në mëngjes një tjetër postim në rrjetet sociale, duke e nisur ditën me pamje nga Ujërat Termale të Bënjës në Përmet. Ai e shoqëroi videon me mesazhin se ujërat termale janë “pasqyrë e realitetit të punës së përkushtuar për Shqipërinë Turistike”, duke u uruar qytetarëve një të diel të qetë. Pamjet përfshijnë vizitorë që shfrytëzojnë vaskat e mbushura me ujë, çiklistë, turistë që provojnë ‘rafting’ apo që thjesht shëtisin duke shijuar peizazhet natyrore. “MIRËMËNGJES, dhe me Ujërat Termale të Bënjës, pasqyrë e realitetit të punës së përkushtuar për Shqipërinë Turistike, ju uroj të diel të qetë.” Në videot e mëparshme, Rama ka treguar turistë të shumtë që vizitojnë zonën dhe festojnë në natyrë, duke e paraqitur këtë si dëshmi...
Burimi:
javanews.al