Pasi braktis PS-në, deputetja Koçeku publikon letër publike dhe sfidon Edi Ramën, “Neomalsorja” akuzon kryeministrin…

Pasi braktis PS-në, deputetja Koçeku publikon letër publike dhe sfidon Edi Ramën, “Neomalsorja” akuzon kryeministrin…

Deputetja e Qarkut Shkodër, Marjana Koçeku, e cila njihet si “Neomalsorja”, ka vendosur t’i shkruajë një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, pasi u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, duke mbetur një ligjvënëse e pavarur. Në letrën e saj të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale, deputetja Koçeku, ndalet te protesta, kërkesat e qytetarëve, Shqipëria dhe në fund mesazhet private me Edi Ramën. Ajo shkruan se populli shqiptar është lodhur nga indiferenca e politikanëve ndaj njerëzve, dehja dhe deliri i tyre në pushtet, duke përfshirë udhëheqësin socialist të Shqipërisë dhe gjithë klasën e vjetër politike. “Zoti Kryeministër, brezi i ri, të cilit unë i përkas, nuk intimidohet ashtu si brezi i prindve tonë, i cili shpesh pranonte poshtnimin dhe shantazhohej nga nevoja...