“Pas kamerave u pa e vërteta”/ Zbulon, Salianji: Rama mbeti i vetëm në samitin e NATO-s
I ftuar në nje studio televizive ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, komentoi pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në samitin e NATO-s, duke e cilësuar përdorimin e kësaj vizite si pjesë të propagandës politike. Salianji tha se, sipas tij, samitet ndërkombëtare po shfrytëzohen për të krijuar përshtypjen e një suksesi diplomatik, ndërsa rezultatet konkrete mungojnë. “Janë spekulime që i jep vetë për të thënë që ky arrin fitore të mëdha. Se nuk ka çfarë t’u thotë më shqiptarëve. Cilat janë arritjet e Edi Ramës në politikën e jashtme? Cilat janë arritjet e Edi Ramës në çdo sektor të politikës së brendshme?”-tha ai. Sipas tij, protestat e fundit në vend kanë nxjerrë në pah probleme të demokracisë dhe funksionimit të institucioneve, ndërsa vëmendja është zhvendosur te...
Burimi:
sot.com.al