Partitë shqiptare në Mal të Zi drejt ‘bashkimit’ në një subjekt të vetëm politik
Partitë politike shqiptare në Mal të Zi po përgatiten për një bashkim formal në një subjekt të vetëm politik, Forumin Shqiptar, duke synuar krijimin për herë të parë të një organizate të unifikuar politike të shqiptarëve në nivel shtetëror. Duke iu referuar burimeve jozyrtare, Radio Televizioni i Malit të Zi (RTCG) raportoi se marrëveshja parasheh bashkimin e Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve dhe Unionit Nacional Shqiptar. Sipas raportit, vendimi për bashkim vjen pas suksesit politik të arritur përmes veprimit të përbashkët, duke përfshirë pushtetin absolut në komunën e Tuzit, rezultatin rekord në nivel shtetëror me dy mandate deputetësh dhe dy poste në Qeverinë e Malit të Zi, si dhe rezultatet e vlerësuara të ministrave dhe përfaqësuesve të Forumit në pushtetin ekzekutiv. Burime pranë negociatave...
Burimi:
syri.net