Partia Demokratike ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët

Partia Demokratike ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimin e Kuvendit për të mos miratuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, një për kontratat e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe tjetri për kontrollin e ligjshmërisë së funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Ankimi është firmosur nga 46 deputetë të opozitës, të cilët argumentojnë se Kuvendi ka cenuar parimet kushtetuese duke refuzuar ngritjen e komisioneve hetimore, të cilat i konsiderojnë si një nga mekanizmat kryesorë parlamentarë për garantimin e transparencës dhe llogaridhënies. Sipas kërkesës së depozituar në Gjykatën Kushtetuese, vendimi i Kuvendit përbën shkelje të të drejtave kushtetuese të pakicës parlamentare dhe pengon ushtrimin e funksionit mbikëqyrës të Kuvendit ndaj institucioneve dhe përdorimit të fondeve publike. Me këtë hap,...