Parti nga protesta për Zvërnecin? Shehi: Të hapet një shteg i ri me fytyra të reja! PD nuk po i përgjigjet detyrës

Parti nga protesta për Zvërnecin? Shehi: Të hapet një shteg i ri me fytyra të reja! PD nuk po i përgjigjet detyrës

Kreu i LZHK Dashmir Shehi mendon që protesta për mbrojtjen e Zvërnecit ka substancë politike dhe nëse qytetarët përgjigjen, mund të hapë një shteg të ri me njerëz dhe fytyra të reja. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN Shehi thekson nevojën që ka Shqipëria për të sfiduar dualizmin PS-PD. Sipas tij kemi të bëjmë me një keqqeverisje që po qëndron gjatë në pushtet dhe një opozitë që s’i përgjigjet detyrave të saj. “Protesta ka brenda një tharm politik. Ato s’po kërkojnë na rregulloni Zvërnecin. Ata thonë që të iki Edi Rama, dhe kjo është substanca politike e protestës. Nëse do ketë një ndjekje, edhe rritet, do i gjejnë edhe shefat politikë, s’kanë rëndësi kush janë. Puna është a e...