Parlamenti, debat për “territorialen”, Berisha: Projekt shpopullimi! Balla: E keni Kuvendin si shkollë nate

Parlamenti, debat për “territorialen”, Berisha: Projekt shpopullimi! Balla: E keni Kuvendin si shkollë nate

Pas më shumë se dy javësh, Partia Demokratike i dha fund bojkotit duke u rikthyer në Parlament. Por seanca nuk nisi e qetë. Shkak u bë reforma territoriale, me Partinë Socialiste që kërkon të kapë afatet e korrikut, ndërsa nga ana tjetër Partia Demokratike e cilëson si një projekt shpopullimi. “BE përcaktoi reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe territoriale. Të bindur se me Ramën ka vetëm antireformë, por në mbështetje të kërkesave të qytetarëve të shumtë nga mbarë territori i vendit, në mbështetje të përpjekjeve tona për një proces zgjedhor të lirshëm, ne morëm pjesë në dy grupet e ngritura për këto reforma themelore. Përfaqësuesit e opozitës në këto komisione kanë dhënë kontribut të çmuar. Rama tërhiqet nga reforma territoriale, duke vijuar me projektin për shpopullimin e...