“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

Mbledhja e 21-të e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasaburg ka përfunduar pa një deklaratë të përbashkët. PS e PD nuk arritën të gjejnë konsensus as aty, duke i ndarë votat sipas përkatësisë politike, 7 vota pro mazhoranca e 7 kundër opozita. Deklarata e përbashkët si rregull pritet të miratohet në përfundim të takimeve periodike mes parlamentarëve shqiptarë dhe atyre të Unionit dhe përmban vlerësimet për ecurinë e anëtarësimit në BE dhe rekomandimet për reformat, por këtu palët ndahen. Kryeministri Edi Rama reagoi duke thënë se “të gjithë europarlamentarët, edhe ndonjë aty që erdhi e protestoi në Shqipëri, votuan pro Shqipërisë së bashku me parlamentarët e Partisë Socialiste”. Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama: Pra të gjithë europarlamentarët, edhe ndonjë aty që erdhi e protestoi në...