Paratë e shqiptarëve për koncertin e Kanye West/ NBC: Vendimi i Ramës ndez revoltën dhe kërkesat për dorëheqje

Paratë e shqiptarëve për koncertin e Kanye West/ NBC: Vendimi i Ramës ndez revoltën dhe kërkesat për dorëheqje

Mediat amerikane i kanë kushtuar vëmendje vendimit të qeverisë shqiptare për financimin me 4 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West në Tiranë. Në artikullin e saj, NBC News raporton se artisti, i njohur edhe si Ye, është ndaluar të performojë në disa vende evropiane këtë verë pas deklaratave të tij kontroverse, ndërsa trajton edhe reagimet që ka shkaktuar financimi publik i koncertit dhe mbrojtjen që i ka bërë këtij vendimi kryeministri Edi Rama. Artikulli i publikuar nga NBC News: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrojti të mërkurën vendimin për të shpenzuar 4 milionë euro (4.56 milionë dollarë) nga fondet publike për koncertin e reperit amerikan Kanye West, duke u përpjekur të zbusë reagimet e forta që ka shkaktuar ky vendim. Çështja ka...