Parada ushtarake në Paris, Rama merr pjesë në ceremonitë për festën kombëtare të Francës

Parada ushtarake në Paris, Rama merr pjesë në ceremonitë për festën kombëtare të Francës

Në ditën e tij të dytë të qëndrimit në Francë, kryeministri Edi Rama mori pjesë në paradën ushtarake në Paris. Parada është pjesë e aktiviteteve të zhvilluara me rastin e festës kombëtare të Francës. Në bulevardin ku mbahej parada, nga pamjet e shpërndara nga kreu i qeverisë shihet teksa valëvitet dhe flamuri shqiptar. Franca po kremton festën e saj kombëtare, ditën e bastijës, me paradë ushtarake. Për të ndjekur ceremoninë në Paris kane qe liderë nga shumë vende të botës.