“Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet”, ish-nënkryetari i Sofjes: Vë në rrezik edhe të drejtën e qytetarëve që e kanë zgjedhur

“Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet”, ish-nënkryetari i Sofjes: Vë në rrezik edhe të drejtën e qytetarëve që e kanë zgjedhur

Ish nënkryetari i Bashkisë së Sofjes, Nikola Barbutov e cilëson paraburgimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, një vendim që vë në rrezik jo vetëm të drejtën e tij, por edhe të atyre që e kanë zgjedhur. Në një postim në rrjete sociale, ai ka kujtuar një takim me Veliajn gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike të Parisit në 2024 kur, së bashku me kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, diskutonin për transportin dhe investimet në qytetet e tyre, ndërkohë që sot dy kryebashkiakën mbahen në paraburgim pa një vendim.“Në këtë pjesë të Evropës sonë, kjo [mbajtja në paraburgim pa vendim] po kthehet në një model të përsëritur. Kryetarët e bashkive zgjidhen me votë, më pas hetohen dhe mbahen për muaj të tërë në paraburgim, përpara se...