Pamje nga Vranishti, Rama: Një tjetër thesar i trashëgimisë kulturore po restaurohet
Kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë këtë të shtunë një mesazh në rrjetin social Facebook, duke publikuar pamje nga ujësjellësi historik i Vranishtit, në Bashkinë Himarë, ku po vijojnë punimet restauruese. Sipas Ramës, ndërhyrja synon ruajtjen e një prej veprave më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe inxhinierike të vendit. “Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Ujësjellësi Historik i Vranishtit, në Bashkinë Himarë, ku po vijojnë punimet restauruese për të ruajtur një nga veprat më të vyera të trashëgimisë sonë kulturore dhe inxhinierike, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri. Punimet restauruese janë pjesë e përpjekjeve për konservimin dhe promovimin e monumenteve me vlera historike e kulturore, me synim ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë kombëtare.
Burimi:
javanews.al