Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja
Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër Tiranë. Thirrjet janë po të njëjtat, ‘Rama në burg, Berisha në burg’. Nga pamjet e siguruara me dron, vihet re një grup i vogël qytetarësh, të cilët po marshojnë nëpër kryeqytet. Krahasuar me tubimet e mëparëshme, numri i protestuesve ka rënë ndjeshëm.
Burimi:
javanews.al