Pallati i djegur pranë QSUT, reagon Rama: Do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

Pallati i djegur pranë QSUT, reagon Rama: Do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

Kryeministri Edi Rama bëri me dije sot se pallati që u dogj dje në Tiranë do të rindërtohet 100 për qind nga vet ndërtuesi, edhe pse shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin. “Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga...