Pallatet u zhytën, ‘Durrës Marina’ dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur  përballë skandalit

Pallatet u zhytën, ‘Durrës Marina’ dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Skandali i zhytjes së pallateve në projektin “Durrës Marina” po thellohet çdo ditë e më shumë. Pas publikimit të investigimit nga emisioni “Piranjat”, në lëvizje u vu edhe IKMT, e cila konfirmoi zyrtarisht se dy pallatet e para të përfunduara kanë pësuar ulje deri në 28 centimetra. Megjithatë, ndryshe nga raporti i institucionit shtetëror, nënkontraktori dhe inxhinieri konstruktor i projektit e minimizojnë problemin, duke deklaruar se ulja është “normale” dhe se shifrat e publikuara nga IKMT janë të pasakta. Sipas konstruktorit Dhimitër Papa, problematika është krijuar nga mënyra sesi është zbatuar projekti, hapja e gropave përreth objekteve dhe ndryshimi i metodologjisë së pilotimit gjatë punimeve. Ai deklaroi se kompania kishte kërkuar zëvendësimin e pilotave prej betoni me pilota çakëlli, ndërsa pranoi se ulja e objekteve...