Pak orë para skadimit të afatit, avokatja dhe mjekja e QSUT kërkojnë të bëhen pjesë e garës për kreun e PD, Evi Kokalari: Mua më refuzuan
Teksa mbeten më pak se dy orë nga përfundimi i afatit për t’u bërë pjesë e garës për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, pranë selisë blu sot janë paraqitur Evi Kokalari, mjekja e QSUT Mereme Sela dhe avokatja Alesia Balliu. Kokalari ka deklaruar se ka dorëzuar dokumentacionin për t’u bërë pjesë e garës, por nuk ia kanë pranuar. “Ne orën 9:30 AM, avokati im në Tiranë ka shkuar në selinë e PD-së për të dorëzuar dosjen e aplikimit dhe roja nuk e ka lënë të hyjë brenda, por i ka komunikuar, pasi ka folur me dikë brenda, që: “nuk pranojmë zarfe.” Ndërkohë, avokati ua ka bërë të qartë që është aplikimi im. Do ta nisim me DHL dhe do t’ua dërgojmë atyre që duhet,...
Burimi:
top-channel.tv