Pagesat me kartë në urban, ekspertët: Menaxhimi publik ul kostot dhe shmang rritjen e biletës

Pagesat me kartë në urban, ekspertët: Menaxhimi publik ul kostot dhe shmang rritjen e biletës

Ndarja e kostos për komisionin bankar në rast pagese elektronike në shërbimin urban është zgjidhur përkohësisht me shtyrjen e detyrimit ligjor, afati i fundit për zbatimin e të cilit është mbarimi i qershorit. Efekti që do të rriste me 30 lekë çmimin e biletës nëse paguhet me kartë bankare është shmangur, në të njëjtën kohë që ekspertët e rendisin funksionimin aktual të këtij shërbimi si të pafavorizuar përmes operatorëve privatë. “Minimalisht do të zerojë pjesa e fitimit të sipërmarrjes. Në këtë nivel cilësie të kërkuar, nuk mund të ofrohet nga sipërmarrja private, pasi kostoja është e lartë dhe, duke llogaritur edhe një nivel të caktuar fitimi, çmimi final i përdorimit, më mirë të themi nga qytetarët, thjesht do të rezultonte relativisht i lartë”, thotë Prof....