Pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, projektligji i PS: Koeficient 0.38 ndaj pagës së Presidentit

Pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, projektligji i PS: Koeficient 0.38 ndaj pagës së Presidentit

Në limit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, vetëm një ditë para mbylljes së sesionit parlamentar, mazhoranca socialiste ka depozituar në Kuvend ndryshimet në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Drafti reflekton detyrimet e lindura për pagat e tyre, pas vendimit të trupës më të lartë të drejtësisë. Në relacionin shoqërues, socialistët pohojnë se për referencë kanë marrë pagën e Presidentit të Republikës, me koeficient 0.38. Grupi Parlamentar i PS: “Paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, e cila është e njëjtë me shumëzimin e koeficientit 0.38 me pagën e Presidentit të Republikës. Paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë indeksohet me vendim të Këshillit të Ministrave, jo më vonë se dy vjet nga indeksimi i fundit. Niveli i...