Padia për shpifje/ Balla s’guxon të përballet me Berishën në gjyq! Kalaja: Kemi të dhëna të tjera
Seanca e padisë për shpifje mes liderit të opozitës, Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës, është shtyrë. Edhe seanca e sotme e padisë së Taulant Ballës ndaj liderit të opozitës Sali Berisha është shtyrë për shkak se kreu I grupit parlamentar të PS-së nuk i kishte dhënë prokurë avokates së tij për ta përfaqësuar në seancën e pajtimit. Ndërkohë avokatja Adriana Kalaja në një prononcim për median tha se Berisha nuk pranon pajtimin pasi çdo gjë që e ka publikuar në rrjetin e tij në Facebook, janë informacione të dhëna nga qytetarë të ndryshëm. ”Ashtu si në seancën e parë dhe sot, Taulant Balla refuzoi të vinte përpara gjykatës dhe aq më shumë që në prokurën e avokates përfaqësueses të...
Burimi:
syri.net