Padia ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative
Nën masa të posaçme sigurie, Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e Gjykatës Administrative për seancën e radhës lidhur me padinë që ka ngritur ndaj prokurorit Ols Dado. Gjykata Administrative refuzon sërish kërkesat e gazetarëve për transmetimin apo regjistrimin e seancës live në procesin e padisë së Veliajt kundër Ols Dados. Gjykata thotë se vendimi i gjyqtarit Hazbi Balliu për të mos lejuar transmetimin e seancës live është marrë më 8 maj dhe është ende në fuqi. Si në seancën e kaluar, kamerat do të jenë sallë vetëm në fillimin e seancës, për pjesën teknike, si edhe kur te jepen vendime të ndërmjetme ose përfundimtare. Në seancën e 8 majit, KLP ndau të njëjtin qëndrim me mbrojtjen e prokurorit Dado në kërkesën për moslegjitimin të...
Burimi:
vizionplus.tv