“Ose paraqisni provat, ose tërhiqni akuzat”, Balla reagon pas letrës anonime për ndërhyrje te KMSH-ja

“Ose paraqisni provat, ose tërhiqni akuzat”, Balla reagon pas letrës anonime për ndërhyrje te KMSH-ja

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj një letre publike anonime, në të cilën akuzohet se ka ndërhyrë pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për shkarkimin ose largimin e klerikëve fetarë. Në reagimin e tij, Balla i mohon kategorikisht akuzat, duke deklaruar se nuk ka ndërhyrë asnjëherë dhe nuk ka kërkuar largimin apo ndëshkimin e asnjë Hoxhe, Myftiu apo Kleriku. Deputeti sfidon autorin anonim të publikojë prova për akuzat, duke theksuar se, në të kundërt, ato duhet të tërhiqen. Balla kritikon gjithashtu tonin e letrës, të cilin e cilëson kërcënues, dhe nënvizon se politika dhe feja duhet të mbeten të ndara. Ai shton se ka respektuar gjithmonë autonominë e institucioneve fetare dhe lirinë e besimit. Në reagimin e...