‘Organizatë kriminale’/ Berisha ndan VIDEO-n: Paratë e taksapaguesve përdoren nga Rama si para të familjes së tij
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një video shpjeguese të gazetares Erisa Kryeziu, e cila ngre pikëpyetje mbi financimin nga shteti të koncertit të reperit amerikan Kanye West në Shqipëri. Sipas Kryeziut, fillimisht qeveria shqiptare kishte deklaruar se eventi nuk do të financohej nga fondet publike. Ajo sjell në vëmendje përgjigjen e Ministrisë së Kulturës më 10 qershor, sipas së cilës “asnjë fond publik, grant apo subvencion nuk është parashikuar nga buxheti i shtetit” dhe se koncerti do të financohej tërësisht nga privati. Por, sipas saj, qëndrimi ndryshoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili pranoi se shteti do të ndërhyjë financiarisht për eventin. “Shteti shqiptar është i detyruar të ndërhyjë vetëm dje, për të dhënë jo dhjetëra miliona...
Burimi:
syri.net