OPINION – Referendum për kërkesat e protestuesve, një mundësi që protesta të gjejë zgjidhjen…

OPINION – Referendum për kërkesat e protestuesve, një mundësi që protesta të gjejë zgjidhjen…

Protesta tashmë ka kristalizuar kërkesat e saj, të cilat ditë pas dite, çdo ditë të saj, po artikulohen nga folës- protestues të ndryshëm. Nuk ka asnjë dyshim se të gjitha kërkesat, për tu përmbushur apo plotësuar, kanë nevojë fillimisht për vullnet politik e më pas, edhe për vota- numra të mjaftueshëm në Kuvend. E në këtë institucion, fuqiplotë është Partia Socialiste dhe lideri i saj e kryeministër, Edi Rama. Është e pamundur që ky segment i politikës, të dalë kundër vetes dhe të firmosë fundin e pushtetit, duke nisur me dorëheqjen e shefit të qeverisë.Por besojmë se ka dhe duhet të ketë edhe një rrugë tjetër, kushtetuese dhe që mund të plotësojë ose jo, kërkesat e protestuesve. Referendumi!Është mekanizmi më demokratik, më i drejtëpërdrejt i...