OPINION – Protesta pozicionohet kundër qeverisë, “harrohet” opozita por edhe “Baks-Rrjolli” e “Zvërneci”
Në ditën e 22- të të saj, protesta ka hyrë në hullinë e duhur, duke u shfaqur jo vetëm politike por edhe drejtpërdrejtë kundër mazhorancës e qeverisë aktuale, duke “harruar” opozitën dhe parrullën bashkëshoqëruese “Rama në burg, Berisha në burg”. Të gjitha kërkesat e bëra publike, në emër të një grupimi koordinator të protestës, i adresohen kësaj pjese të politikës 35- vjeçare.Me gjasë, baraslargimi në mes pozitë- opozitës si bashkëfajtorë, e mbylli “misionin”. Sheshi u mbush nga të pakënaqur të 35 viteve tranzicion, të përsonifikuara nga dyshja Rama- Berisha. Tashmë avancohet me hapin tjetër, për shumë arsye por kryesorja sepse pushtetin, në të gjitha kuptimet- ekzekutiv dhe legjislativ, e ka Edi Rama, i fortë me 82 mandate në Kuvend, pasi Marjana Koçeku u shpall e...
Burimi:
sarandanews.com