OPINION – Evoluimi i protestave nga “Rama në burg, Berisha në burg” tek “Rama, jepe dorëheqjen”…
Protesta e konsideruar për Zvërnecin apo “Revolucioni Flamingo” (shpendët e famshëm, tashmë thuajse të harruar edhe si slogan!) natyrshëm pritej të evoluonte, të zhvillohej me kalimin e ditëve. Edhe pse sot është vetëm dita e 15- të e saj, ajo nuk duket e strukturuar shumë ideologjikisht apo me parime. Vazhdon të mbetet konglomerat fluksesh nga më të ndryshmet, kombëtare e lokale. Madje, edhe kreativiteti i parrullave, nuk po sjell shumë risi interesante. As instalacione të tipit “Këpucët e atyre që kanë ikur nga Shqipëria”, por që dukshëm janë fringo të reja nga dyqani, nuk ngjall shumë emocion. Gati- gati, protesta po futet në monotoni, edhe në atë çfarë artikulohet me mikrofon të amplifikuar apo megafon. I vetmi rregull është garantimi i fonisë dhe “përzgjedhja” e...
Burimi:
sarandanews.com