Operacioni në Sarandë ku u arrestuan drejtues e punonjës policie, Lamallari: Mbrojtja e territorit, prioritet
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka theksuar se nuk do të ketë tolerancë për shkelësit e ligjit që lidhen me mbrojtjen e territorit, duke paralajmëruar masa për çdo person që nuk e kryen detyrën si duhet. Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp, ku ministri rikujtoi edhe operacionin në Sarandë, ku u arrestuan shefi i Komisariatit, tre specialistë të tjerë dhe u pezullua shefi i Seksionit të Krimeve, pas një ndërhyrjeje që filloi kundër betonizimit të bregdetit. “Të ketë një hetim të thelluar mbi përgjegjësitë institucionale të gjithkujt që ka patur detyrën për të vepruar dhe nuk e ka bërë. Ky është një mesazh shumë i qartë për këdo që llogaritë duhet t’i bëjë mirë me veten, detyrën dhe drejtësinë”, theksoi Lamallari. Ai nënvizoi...
Burimi:
javanews.al