ODIHR del me raport urgjent për financimin e partive: Më shumë transparencë dhe kontroll mbi donacionet

ODIHR del me raport urgjent për financimin e partive: Më shumë transparencë dhe kontroll mbi donacionet

ODIHR i ka sjellë opinionin urgjent të kërkuar nga Komisioni i Posaçëm i reformës zgjedhore për sa i përket p/ligjit për financimin e partive politike, raport i cili është siguruar nga gazetarja e A2CNN Fjorela Beleshi. Në këto rekomandime ODIHR kërkon më shumë transparencë, kontroll dhe mekanizma kundër shmangies së rregullave. “Boshllëqet rregullatore në fusha si huatë, financimi nga palë të treta dhe zbatimi, mund të minojnë koherencën dhe efektivitetin e përgjithshëm të sistemit dhe mund të krijojnë hapësira për abuzim. Në këtë aspekt, është e rëndësishme të sigurohet që Projektligji të jetë plotësisht në përputhje me kuadrin ekzistues ligjor që rregullon financimin politik”, thuhet në raport. Rekomandimet kryesore të ODIHR  Transparenca e Donatorëve: Të ndalohen rreptësisht donacionet në emër të personave të tjerë dhe...