“O shoku kryetar, Alooo”/ Korreshi debat me Peleshin: Mbaje mendjen në mësim se për ty po flasim

“O shoku kryetar, Alooo”/ Korreshi debat me Peleshin: Mbaje mendjen në mësim se për ty po flasim

Një debat i ashpër është zhvilluar gjatë seancës plenare mes deputetit të opozitës Saimir Korreshi dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Përplasja nisi pasi Korreshi kërkoi vëmendjen e kryeparlamentarit gjatë diskutimeve, duke e kritikuar për mënyrën e drejtimit të seancës dhe zbatimin e rregullores. Peleshi iu përgjigj duke i kërkuar Korreshit të ruante gjuhën dhe etikën institucionale, ndërsa theksoi se Kuvendi nuk është vend për sjellje jashtë rregullave. Korreshi vijoi kritikat ndaj mazhorancës dhe drejtimit të parlamentit, duke deklaruar se deputetët janë aty si përfaqësues të qytetarëve dhe jo si punonjës të qeverisë Korreshi: E mira është të mbash içik veshin nga salla se nuk po flasim për muret. O shoku kryetar, alo! Alooo. Shoku kryetar. Peleshi: Shokun kryetar shko edhe takoje aty ku ke shokët! Aty...