“O ne, o ti, Rame”/ Qytetarët: Nesër e gjithë Shqipëria në Tiranë. Protestë deri në largimin e kryeministrit!
Mes thirrjeve dhe mesazheve të forta politike në protestën para Kryeministrisë, një qytetar deklaroi se tubimet do të vijojnë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Duke iu drejtuar protestuesve, ai bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në tubimin e radhës, të paralajmëruar për ditën e nesërme në orën 18:00 në Tiranë. “Do të jemi këtu derisa ai të mos jetë më këtu. Ndaj ju lutem mos harroni, nesër është e shtunë, në orën 18:00 këtu të jetë e gjithë Shqipëria”, u shpreh protestuesi. Ai theksoi se mobilizimi nuk duhet të kufizohet vetëm brenda vendit, por duhet të përfshijë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve. “Madje më e pakta është e gjithë Shqipëria. Këtu duhet të jetë e gjithë diaspora. Duhet të bashkohen...
Burimi:
javanews.al