“Nxorën flamujt e Gjermanisë në bulevard”/ Berisha i përgjigjet kritikave të Ramës: Kemi respekt për kombet mike, por…

“Nxorën flamujt e Gjermanisë në bulevard”/ Berisha i përgjigjet kritikave të Ramës: Kemi respekt për kombet mike, por…

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i është përgjigjur kritikave të kryeministrit Rama për përdorimin e flamujve të Gjermanisë gjatë protestës së opozitës. Berisha u shpreh se opozita ka respekt për kombet mike, por flamuri që duhet të jetë krah kombit tonë është ai i votës së lirë. “Ne kemi respekt për flamujt e kombeve mike dhe partnere, por respektin më absolut, flamuri që ne vëmë krah flamurit kombëtar është ai i votës së lirë. Rama mësoje mirë, ti dhe kushdo tjetër, se flamuri ynë është ai i votës së lirë. 23 maji e provoi qartë se cila është forca e njerëzve të lirë, e njerëzve që e duan Shqipërinë”, u shpreh Berisha. Top Channel