Nxitje e gjenocidit/ PD kërkon shpalljen non grata të ministres serbe
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe kundër Kosovës, duke u shprehur se Snezhana Paunoviç meriton të shpallet non grata dhe të paditet për nxitje të gjenocidit. Në reagimin zyrtar thuhet se PD-ja e dënon me forcë deklaratën raciste dhe antishqiptare të saj dhe se kjo deklaratë bien ndesh me parimet themelore të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. “Këto ditë, në media ka qarkulluar një deklaratë ultraraciste dhe antishqiptare e ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, në qeverinë e padronit të Edi Ramës, Aleksander Vuçiçit. Në këtë deklaratë, ajo shprehet: “Po të isha në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën.” Me këtë deklaratë, kjo figurë e ultranacionalizmit serb shpreh keqardhje...
Burimi:
ntv.al