Nurellari-Ramës: Sot në vend të çadrave me thika të Berishës, kemi agjentë rusë, iranianë, serbë

Nurellari-Ramës: Sot në vend të çadrave me thika të Berishës, kemi agjentë rusë, iranianë, serbë

Në refuzimin për të reflektuar ndaj kërkesave të protestuesve, kryeministri Edi Rama shpesh përdor si mbrojtje 83 mandatet dhe ‘shumicën e shqiptarëve’ që e mbështesin atë dhe vizionin e tij për projektet turistike në bregdet. Në anën tjetër, ai përdor metodën klasike të komunikimit publik, duke mos folur për mesazhin, por për mesazhierin.Kjo sipas Adri Nurellarit, ekspert i komunikimit politik, nuk është një metodë e re në politikën shqiptare.“Sot repertori ka ndryshuar, por logjika mbetet e njëjtë. Në vend të çadrave me thika kemi ‘agjentë rusë’, ‘iranianë’, ‘serbë’, ‘grekë’, ‘marksistë’, ‘antiamerikanë’, ‘antisemitë’, ‘antibiznes’ dhe çdo etiketë tjetër që mund të shërbejë për të zhvendosur vëmendjen nga çështjet e ngritura,” tha Nurellari.Sipas tij, ky diskurs kërkon të zhvendosë energjinë e debatit nga temat e korrupsionit, kriminalizimit,...