“Nuk po ndërtohet në Vjosë”, Rama flet për projektin në Zvërnec: Kompania që vendosi gardhin skandaloz me gjemba do të paguajë një gjobë të majme

“Nuk po ndërtohet në Vjosë”, Rama flet për projektin në Zvërnec: Kompania që vendosi gardhin skandaloz me gjemba do të paguajë një gjobë të majme

Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur lidhur me projektin në zonën e Zvërnecit. Rama tha se zona e mbrojtur nuk do të preket.  Ai u ndal edhe te procedurat e ndjekura nga investitorët dhe institucionet shqiptare, duke deklaruar se projekti fillestar nuk është miratuar në formën e paraqitur dhe se ka kaluar disa faza rishikimi nga institucionet përgjegjëse. Sipas tij, Këshilli Kombëtar i Territorit ka vendosur kufizime dhe kushte për zhvillimin e mëtejshëm, përfshirë mbrojtjen e lagunës dhe ndërtimin vetëm në prona private me titull pronësie. Rama shtoi gjithashtu se projekti aktual është i rikonceptuar dhe se elementë të caktuar, si marina, janë hequr nga versionet e mëparshme, ndërsa zhvillimi do të vijojë vetëm në përputhje me kushtet e vendosura nga institucionet. Rama: Peizazhi...