“Nuk kanë më numrat e dikurshëm”, analisti zbulon arsyen e dhunës në protestë: Organizatorët dhe pagatorët nuk janë të kënaqur
Protesta, e cila ishte thirrur të enjten para Kuvendit u shoqërua me akte dhune ndaj efektivëve të Policisë. Efektivët e policisë u qëlluan me gurë dhe vezë, ndërsa disa prej tyre u gjakosën. Analisti Martin Leka, i ftuar në “News Line” u shpreh se aktet e nervozizmit vijnë për shkak se organizatorët e protestës e shikojnë se numrin i pjesëmarrjes ka rënë me ritme të shpejta. Ai theksoi se veprimet e dhunshme janë të dënueshme nga të gjithë dhe të papranueshme në një vend demokratik. Sipas tij, agresiviteti i shfaqur në protestë tregon se edhe ajo është në fundin e vet. “Ndoshta është nervozizmi i numrit të protestuesve. Nuk ka më numrat e dikurshëm, madje ka numrat simbolikë, që nuk e kalojnë shifrën e 1000 personave...
Burimi:
javanews.al