“Nuk kam qenë kurrë non grata”, Berisha: Kam pasur një sanksion, vetëm vizën. Sot u ktheva
Pas fjalës së tij në Kuvend, kreu i PD dha një prononcim për gazetarët jashtë ambienteve të Parlamentit, ku sqaroi heqjen e non gratës nga SHBA. Sali Berisha u shpreh se nuk ka qenë kurrë non grata, pot ka pasur vetëm një sanksion. Sakaq theksoi se ka pasur komunikim zyrtar me përfaqësues të SHBA për non gratën. Berisha: U ktheva! Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje. Kam pasur komunikim zyrtar. Çdo shqiptari unë i thashë në parlamentin e Shqipërisë, u ktheva. Pyetje: Zoti Berisha a mund të na thoni me kë keni komunikuar? Sali Berisha: Përderisa jam këtu, unë kam pasur komunikim zyrtar. E gjitha çfarë mund t’u them: unë u ktheva. Pyetje: Është vetëm për ju apo...
Burimi:
top-channel.tv