“Nuk kam marrë kurrë bursë për në Harvard”, Rama për “Kathimerini”: Çështja e pronave nuk lidhet vetëm me pakicën greke!
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për median greke “Kathimerini”, ka folur mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke, zhvillimin ekonomik të vendit dhe çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve, përfshirë pronat e pakicës greke në jug të Shqipërisë. Duke komentuar reagimet në Greqi pas disa deklaratave të tij në Abu Dhabi, Rama tha se ato ishin bërë në një kontekst humori dhe diskutimi, por u keqinterpretuan. “Na vjen keq kur komentet me qëllim diskutimi dhe pak humori shndërrohen në çështje serioze. Nuk kanë synim të ofendojnë, por të nxisin vetëironi”, u shpreh ai, duke shtuar se ka respekt të plotë për historinë dhe kulturën greke. Sa i përket ekonomisë shqiptare, Rama theksoi se vendi ka pësuar transformim të rëndësishëm, duke u kthyer në një destinacion turistik në...
Burimi:
javanews.al