“Nuk ju kam tradhtuar dhe nuk do e bëj kurrë!”, Rama flet nga Berati për çështjen e Zvërnecit

“Nuk ju kam tradhtuar dhe nuk do e bëj kurrë!”, Rama flet nga Berati për çështjen e Zvërnecit

Në kuadër të 35 vjetorit të PS në Berat, kryeministri Edi Rama u shpreh se falë punës së Partisë Socialiste, Berati u transformua. Rama u ndal edhe te sfidat e hershme historike, duke kujtuar periudhën pas rënies së piramidave kur përfaqësuesit e Partisë Socialiste përndiqeshin, por pa thirrur asnjëherë për hakmarrje. “Sot Berati është vendi që ka shënjuar si një dallëndyshe të parë kthesën e trendit të ikjes dhe ardhjeve. Në Berat më shumë kthehen se sa largohen nga vendi. Në Berat njerëzit që kërkojë të gjejnë rrugën për të ndërtuar një ekonomi familjare, e gjejnë. Ishte e paimagjinueshme sot që më të rinjtë e kësaj familjeje, të imagjinojnë një vend, si ai që një pjesë e jona ka jetuar. Ku na thuhej që demokracia...