‘Nuk jemi këtu për show’, debate në Komisionin e “Territoriales”
Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale po zhvillohen dëgjesa me kryebashkiakët e qarkut Elbasan, Kukës dhe Durrës. Seanca është shoqëruar me debate mes anëtarëve të opozitës dhe bashkëkryetarit të PS-së, Arbjan Mazniku. Deputeti Bledion Nallbati dhe bashkëkryetari i PD-së në Komision, Luçiano Boçi kanë akuzuar kryetarët e bashkive se po ju shmangen pyetjeve të drejtuara, dhe po thonë vetëm atë që ju intereson. Debati në seancë: Boçi: Nuk jemi studio televizive. Jemi para komisionit, është dëgjesë, nuk është show që ta bëjmë në formë të tillë. Parashtrimet bëji me shkrim. Nuk jemi këtu për të bërë parashtrime të përgatitura. Nallbati: Këtu nuk jemi mbledhur për të bërë show, jemi mbledhur për një reform shumë të rëndësishme. Mazniku: Secili prej nesh ka mendimin...
Burimi:
sot.com.al